Reperi Kanye West dhe ylli Kim Kardashian tronditën botën disa muaj më parë kur filluan të përhapeshin thashethemet se ata ishin duke u divorcuar, transmeton Gazeta Metro.
Tani, vendimi përfundimtar duket se është marrë- martesa e tyre ka mbaruar. Sipas Mirror, Kanye tani po përfundon albumin e tij të dhjetë të shumëpritur.
Fansat e presin me padurim, dhe ai po rishkruan tekstet e këngëve të “frymëzuara” nga divorci.
“Albumi i ri i Kanye do të jetë në lidhje me ndarjen dhe divorcin nga Kim. Ai e shkruajti atë për muaj të tërë”, tha një burim i afërt me reperin për mediat e huaja, duke shtuar se Kardashian i kishte kërkuar atij që të respektojë privatësinë e familjes së tyre në këngët e tij.
Pas lajmit për divorcin e tyre javën e kaluar, burime pranë çiftit i thanë “Page Six” se divorci i tyre ishte i pashmangshëm./gazetametro.net