Kreu i shtabit të ushtrisë serbe gjenerali Milan Mojsilovic ka vizituar sot me bashkëpunëtorët e tij të afërt një pjesë të forcave të ushtrisë serb të angazhuar në kontrollin e Zonës Tokësore të së Sigurisë në kufirin me Kosovën, transmeton Gazeta Metro.
Sipas komunikatës së ministrisë së mbrojtjes së Serbisë, gjenerali serb Mojsilovic ka kryer inspektim të gatishmërisë në rajonin e bazave ushtarake “Tabalije” dhe “Rudnica” për të kryer reagim të shpejtë në sigurimin e paqes dhe sigurisë në rast të nevojës.
“Me rastin e ngjarjeve të fundit në hapësirat e krahinës tonë jugore të nxitura nga veprimet e njëanshme të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë gjenerali Mojsilovic ka shprehur kënaqësinë me gatishmërinë luftarake të forcave të Ushtrisë së Serbisë, si dhe me faktin se ushtarët dhe eprorët e angazhuar janë gati e të motivuar të kryejnë çdo detyrë që iu vë para atdheu i tyre Serbia” shkruhej në komunikatë.
Në përcjellje të komandanti Mojsilovic gjatë vizitës sihin edhe komandanti i forcave tokësore gjeneral kolonel Miloslav Simovic, eprori i drejtorisë së operacioneve gjeneral kolonel Zleimir Glisovic dhe kreu i drejtorisë logjistike gjeneral major Srdjan Petkovic.
Të dielën e kaluar kur veriu i Kosovës u bllokua nga serbët lokalë me barrikada pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të zbatuar vendimin e reciprocitetit, gjenerali serb Mojsilovic ishte ftuar disa herë nga presidenti serb Vucic, në takime gjoja sekrete që menjëherë raportoheshin nga mediat pro pushtetit në Serbi./gazetametro.net