Loading…

Gattuso i kap fytyrën Rrahmanit: Momenti bëhet viral

  • 21/02/2021 | 21:21

Gattuso i kap fytyrën Rrahmanit: Momenti bëhet viral

Napoli ka pësuar një tjetër disfatë të rëndë në Serie-A duke u mposhtur nga Atalanta me rezultat 4-2.


Skuadra e drejtuar nga trajneri Genaro Gattuso ka pësuar një rënie të formës ku në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbje dhe dy fitore, përcjell KosovaPress.

Në humbjen e sotme luajti për 90 minuta edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani po që nuk arriti të ndikojë në parandalimin e kësaj humbjeje.

Por, mediat italiane po flasin rreth një momenti të kapur nga kamerat të cilat e shfaqin Gattuson duke përplasur dorën e tij në fytyrën e Rrahmanit edhe pse ende nuk dihet nëse kishte shenja nervozizmi në këtë rast apo ishte thjeshtë njëri nga ato reagimet e shpeshta të këtij lloji nga ana e Gattusos të cilat i bënë herë me lojtarët e tij e herë me ndonjë kundërshtar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë