Loading…

Gavi pushton zemrat jo vetëm të tifozëve të Barcelonës: Këto veprime tregojnë më së miri

  • 16/11/2021 | 14:51

Gavi pushton zemrat jo vetëm të tifozëve të Barcelonës: Këto veprime tregojnë më së miri

Gavi ishte në nivelin e tij më të lartë edhe një herë pasi Spanja siguroi kualifikimin për në Kupën e Botës.


Mesfushori i Barcelonës startoi në atë takim, duke dhuruar edhe një herë lëvizjet e tij magjikë dhe që ishte një ndihmesë e madhe për ekipin.

Spanja e dinte se do të kualifikohej për turneun e vitit të ardhshëm në Katar nëse do të shmangte humbjen para tifozëve të saj.

Dhe ata arritën të merrnin atë që u duhej pasi fituan 1-0. Alvaro Morata shënoi golin shumë të rëndësishëm me katër minuta të mbetura nga koha e rregullt.

Gavi ishte i jashtëzakonshëm gjatë 89 minutave të tij në fushë. I riu, vetëm 17vjeçar, dëshmoi edhe një herë pse vlerësohet kaq shumë.

Mesfushorit iu besua starti në atë që ishte një lojë masive dhe ai nuk zhgënjeu aspak. Një nga momentet më të mira të tij ndodhi në minutën e 17-të.

Nën presionin e Dejan Kulusevskit, Gavi tregoi një lëvizje e madhe, për të lënë anëtarin e Juventusit të pafuqishëm të bënte ndonjë gjë tjetër.

Mesfushori i Barçës më pas kaloi edhe Viktor Claesson falë disa lëvizje të shpejta.

Gavi vazhdoi të mbante topin, për ta lëshuar atë disa çaste më pas në një pasim për një bashkëlojtar.

Enrique kishte gjithashtu shumë kompliment për të riun pas ndeshjes.

Duke folur për Football Espana, Enrique tha:  “Nëse vendos të sjell Gavin është sepse besoj se e njoh atë dhe sepse ai mund të bëjë gjëra të mira. Dhe ai ka luajtur një lojë spektakolare para 50,000 tifozëve”.

Është e pabesueshme sa i mirë është Gavi në moshën 17-vjeçare. Ai ka arritur ta zhvillojë shumë lojën e tij në një moshë kaq të re.

Është e frikshme të mendosh se sa i mirë do të jetë ai në të ardhmen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë