Loading…

Gaxherri i përgjigjet nënës së Astrit Deharit

  • 20/12/2016 | 12:16

Gaxherri i përgjigjet nënës së Astrit Deharit

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës Besa Gaxherri i është kundërpërgjigjur akuzave të Xhemile Deharit, nënës së Astrit Deharit, e cila kishte kërkuar nga deputetja Gaxherri që të tregojë arsyet se pse e ka quajtur djalin e saj terrorist.

Në përgjigjen e saj, Gaxherri ka thënë se asnjëherë nuk e ka akuzuar asnjë aktivist të Vetëvendosjes për ndonjë veprim, por se sipas saj ka kërkuar nga kjo lëvizje që të distancohet nga aktet e dhunshme.

“Shumë e nderuar zonja Dehari sot po e shfrytëzoj rastin që t’iu shpreh ngushëllimet si një nënë që kupton dhimbjen e një nëne. Unë nuk e kam njohur birin tuaj Astritin. Ai dhe 5 të akuzuar në të njejtën vepër nuk ua kam ditur asnjërit  emrin.
Unë nuk kam asnjë qëllim personal me asnjë qytetarë të Kosovës. Unë kam kërkuar nga Qeveria dhe qytetarët e Kosovës që të distancohen nga veprimet e tyre të dhunshme. Pse duhet gjetur në selitë e tyre, armë maska e molotov?. Kam thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të jetë lëvizje demokratike. Ky ka qenë deklarimi im pas të cilit qëndroj edhe sot. Pa mëdyshje vdekja e një djali të ri në burdun e Prizrenit është e dhimbshme dhe tejet sfiduese për institucionet e vendi”, ka thënë ajo, shkruan gazetametro.net.

Gaxheri po ashtu e ka akuzuar edhe avokatin e familjes Dehari, Tomë Gashi, sipas së cilës Gashi po i shtrembëron faktet./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë