Loading…

Gaxherri përgjigjet rreth ofertës së VV’së: Shtimi i numrit të ministrive, i papranueshëm

  • 14/01/2020 | 15:18

Gaxherri përgjigjet rreth ofertës së VV’së: Shtimi i numrit të ministrive, i papranueshëm

Deputetja nga radhët e LDK’së, Besa Gaxherri është përgjigjur rreth ofertës së re që Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë LDK’së, duke thënë se rritja e numrit të ministrive është e papranueshme, transmeton Gazeta Metro.


Gaxherri theksoi se oferta e Kurtit për të shtuar numrin e ministrive nuk është e pranueshme dhe kjo gjë tashmë po bëhet për të kënaqur egot e individëve të caktuar.

“Unë nuk kam asnjë informacion sepse ajo ofertë nuk është shqyrtu. Procesi është dëshpërues edhe i pakuptimtë. Zoti Kurti po na jep me kuptu se është shumë i përkushtum me pas sa më shumë pushtet dhe kontroll në këtë Qeveri. Nëse tani po mundet me u rrit numri i ministrive për të kënaqur egot ose kërkesat e individëve për mua nuk është e pranueshme dhe nuk është ajo pritja të cilën e ka proklamuar z.Kurti. Z.Kurti bani Kryetarin e Kuvendi dhe tani po bën makinacione për shtimin e numrit të ministrive. Unë mendoj se kjo punë duhet të vendoset shpejt, dhe mendoj se nuk është e rëndësishme se kush i merr ministritë. Z.Kurti ka shku tek z.Mustafa për bashkëpunim edhe pse sjelljet kanë qenë të papranueshme nga LDK-ja, z.Mustafa i ka kalu.Unë kam besu se mundemi me ba marrëveshje por se si  lindi tek Kurti gjithë ky mosbesim për LDK-në është zhgënjyes dhe mosbesues” tha Gaxherri për Gazeta Blic.

Kjo është oferta e dytë që LVV ka bërë gjatë 24 orëve të fundit për Lidhjen Demokratike të Kosovës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë