Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Besa Gaxherri, ka shprehur shqetësim për sigurinë e saj dhe dy deputetëve të tjerë të LDK’së.
Ajo ka përmendur një rast kur, duke udhëtuar me dy deputetë të tjerë, veturës zyrtare i kishin plasur të dyja gomat, raporton gazetametro.net.
“Ishim duke udhëtuar me veturë zyrtare për një organizim të Gizz’it gjerman, dhe rrugës ka plasur njëra gomë, e më pas edhe tjetra. Në shpëtuam, por kjo duket e dyshimtë”, ka thënë Gaxherri.
Gjithashtu, deputetja Gaxherri ka ftuar prokurorinë të hetojë këtë rast për, siç thotë ajo, të shoh a ishte tentim për atentat.
Deputetët, kryesisht ata që vijnë nga zona e Dukagjinit, kanë shprehur pretendime se po kërcënohen për të mos e votuar demarkacionin. Deputetja e PDK’së, Safete Hadërgjonaj, ka thënë se ka marrë mesazh kërcënues që të mos e votojë demarkacionin./gazetametro.net