Loading…

Gazdarica Nagavci: Emërimi i anëtarit të KQZ’së i takon VV’së, e presim nga Haxhiu

  • 08/04/2026 | 15:21

Gazdarica Nagavci: Emërimi i anëtarit të KQZ’së i takon VV’së, e presim nga Haxhiu

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci është deklaruar lidhur me emërimin e anëtarit të tretë të KQZ’së ku thotë se i takon Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Metro.


Nagavci është shprehur këtë gjë e presin edhe nga U.D. së presidentes Albulena Haxhiu  që ta emëroj sa më parë.

“Besojmë se emërimi i anëtarit të paemëruar tashmë në KQZ nga presidentja Vjosa Osmani është e drejtë dhe i takon Vetëvendosjes bazuar në legjislacion dhe bazuar në rezultatin zgjedhor dhe forcat proporcionale të partive në Kuvend. Përbërja e KQZ-së përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe presim që u.d presidentja zonja Haxhiu sa më parë të emërojë anëtarin tjetër të KQZ-së që duhet të jetë propozimi i VV-së. Dhe shpresoj që Haxhiu ta bëjë këtë sepse përndryshe si Lëvizje duhet ta adresojmë edhe këtë.”, tha ajo

Ndërkaq PDK sot i ka dërguar letër Haxhiut për emërimin e anëtarit të KQZ’së./gazetametro.net

PDK i drejtohet me letër Haxhiut për anëtarin e dytë në KQZ: Veproni në përputhje me Kushtetutën

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë