Loading…

Gazeta austriake: Kosovarët thonë se korona nuk ekziston më, e kanë kryer të gjithë

  • 03/12/2021 | 22:50

Gazeta austriake: Kosovarët thonë se korona nuk ekziston më, e kanë kryer të gjithë

Gazeta austriake ka botuar një artikull në lidhje me mënyrën se si flitet në Kosovë për pandeminë e koronavirusit, anipse shifrat e viktimave kanë qenë goxha të larta sidomos në stinën e verës, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë artikull, thuhet se Kosova ishte një nga vendet ballkanike që u përballë me një valë të rëndë të kësaj pandemie.

Tutje aty thuhet se në Kosovë nuk testohen shumë persona, dhe se sigurimin shëndetësor e gëzojnë pak persona.

‘’ Nëse pyet njerëzit vendas, dëgjon një shpjegim tjetër: “Korona praktikisht nuk ekziston më sepse të gjithë e kanë pasur tashmë”. Një vështrim i statistikave tregon se në fund të verës Kosova kishte valën më të keqe deri më tani që nga fillimi i pandemisë. Incidenca 7-ditore ishte pak më pak se 2000 në fund të gushtit dhe klinikat u kërcënuan me kolaps’’, thuhet tutje në këtë artikull.

Aty përmendet edhe shtyrja e mësimit, kufizimet për jetën e natës dhe kërkesa për maska.

‘’ Në këtë moment, Kosova ishte në fund të ligës në Evropë me një shkallë të mbulimit të vaksinimit prej rreth 15 për qind. Rreth 41 për qind janë aktualisht të vaksinuar plotësisht’’, shkruhet tutje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë