Loading…
Gazeta gjermane: Këshilli i punëtorëve i VW-së kundër repartit në Ballkan
  • 10/03/2019 | 21:34

Gazeta gjermane: Këshilli i punëtorëve i VW-së kundër repartit në Ballkan

Këshilli me ndikim i punëtorëve të kompanisë gjermane Volkswagen do të pengojë ndërtimin e një reparti të madh të ri për prodhimin e makinave në njërën prej shteteve të Evropës juglindore, ndër të cilat si kandidat i mundshëm është përmendur edhe Serbia, transmeton Gazeta Metro.

Gazeta gjermane “Bild am Sonntag” shkruan se, në mbledhjen vendimtare të Këshillit mbikëqyrës të kompanisë këtë pranverë do të votohet kundër këtij projekti.

Gazeta shkruan se këshilli mendon se nuk janë shfrytëzuar mjaftueshëm kapacitetet ekzistuese të kompanisë në Evropë, si edhe se ekziston mundësi e adaptimit të tyre për pridhimin e tipeve tjera të automobilave.

Sipas informatave nga VW-ja, aktualisht po hulumtohen dhejtë lokacione për një fabrikë të re në Rumani, Serbi, Bullgari e Turqi.

Gazeta gjermane bën të ditur se çdo vendim i kompanisë duhet të marrë edhe miratimin e Këshillit mbikëqyrës, transmeton N1./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë