Loading…

Gazeta gjermane shkruan për pasurimin e Erdoganit në Kosovë

  • 22/08/2017 | 18:11

Gazeta gjermane shkruan për pasurimin e Erdoganit në Kosovë

Një një artikull të publikuar sot nga gazeta gjermane “Die Welt”, deputeti gjerman, Roderich Kieseëetter, bën thirrje që të vendosen sanksione ndaj familjes së Rexhep Tajip Erdoganit. Kieseëetter ka thënë se “duhet të vendosen sanksione të drejtpërdrejta kundër familjes së Erdogan”.


“Për shembull, unë e shoh që është liruar shumë fuqia e jashtme e fisit të Erdoganit”, ka thënë anëtari i partisë gjermane CDU.

Kieseëetter, i cili është ekspert i politikës së jashtme, ka thënë se BE-ja vendosi sanksione ndaj oligarkëve rusë por nuk po bën asgjë për të ndaluar pushtetin e familjes së Preisdentit të Turqisë, shkruan Die Welt, raporton Insajderi.

E përpos deklaratave të deputetit gjerman, Die Welt e thekson në artikull se familja e Erdogan është pasuruar shumë në Ballkan. Sidomos në Kosovë.

“Familja e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan është pasuruar shumë në Ballkan, ndër të tjera në furnizimin me energji elektrike të Kosovës”, shkruan Die Welt në artikullin e publikuar sot.

Erdogan, javën e kaluar u bëri thirrje turqve që jetojnë në Gjermani që të mos e votojnë kancelaren gjermane Angela Merkel në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen muaji e ardhshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë