Loading…
Gazeta italiane zbulon të ardhmen e Elseid Hysaj
  • 19/04/2019 | 13:13

Gazeta italiane zbulon të ardhmen e Elseid Hysaj

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, si duket është pranë largimit nga Napoli në fund të sezonit, transmeton Gazeta Metro.


Tuttomercato është medium italian që ka shkruar rreth së ardhmes së, mbrojtësit anësor të Napolit dhe kombëtares së Shqipërisë.

Kjo gazetë ka zbuluar se Hysaj do të largohet në fund të sezonit nga Napoli, me një shifër prej 25 milionë eurove, shifër kjo që konsideruar me vitin e kaluar ka rënë dukshëm.

Kartoni i futbollistit shqiptar sillej rreth 40 milionë ndërsa tash vlera e tij është përgjysmuar. Ky largim i Hysajt pritet të ndodhë, pasi Ancelotti nuk e sheh të përshtatshëm për ekip, pasi që në pozicionin e tij ka zënë vend në formacion, serbi Nikola Maksimovic.

Ende nuk dihet ekipi në të cilin do të transferohet Elsi Hysaj. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë