Loading…
Gazeta kroate: Protestat në Serbi të kota, tri janë arsyet kryesore, ndër to edhe Kosova
  • 18/03/2019 | 14:59

Gazeta kroate: Protestat në Serbi të kota, tri janë arsyet kryesore, ndër to edhe Kosova

“Keni hasur në arrë të fortë”, ka porositur të dielën protestuesir Aleksandar Vucic. Dhe kishte plotësisht të drejtë, shkruan gazeta e Zagrebit “Jutarnji list” në një tekst autorial kushtuar protestave në Serbi, transmeton Gazeta Metro.

Protestat e kësaj fundjave kanë qenë sulmet më të fuqishme mbi Vucicin dhe qeverinë e tij qëkur e ka marrë pushtetin para shtatë vitesh. Por po ashtu ato janë treguar të kota. Për tri arsye.

E para, fjala është për platformën ideologjike. Opozita serbe ka të njëjtin mendim me pushtetin aktual për du interesa strategjike të vendit: mendojnë se Kosova duhet të mbetet pjesë e Serbisë dhe angazhohen për politikën “e uljes në dy karrige”, pra t’i afrohen BE-së dhe vazhdimin e lidhjeve të mira me Rusinë. Që do të thotë se publikut nuk i ofrojnë asgjë ndryshe prandaj shtrohet pyetja pse kërkojnë ndrërrimin e pushtetit – përgjigja është vetëm që të qeverisin ata, e jo Vucici.

E dyta, opozita e bahskuar është politikisht e komprometuar. Sepse, formalisht partitë demokratike kanë hyrë në aleancë me lëvizjen ekstremiste Dveri. Me këtë padyshim se e tëhuajësojnë një spektër të madh të votuesve të qendrës, të cilët fuqishëm i kundërshtojnë idetë e Bosko Obradovicit, liderit të Dverit. Kjo lëvizje radikale klerikale angazhohet për idetë në linjën e kriminelit të luftës Vojislav Seselj: kundër komunitetit LGBT, mbi Kroacinë gjenocidale, se në Srebrenicë nuk është bërë gjenocid. Në program ka edhe ndërprerjen e bisedimeve me BE-në dhe kërkimi i aleancës me Rusinë, kthimi i shtetit popullit (retorikë klasike e të gjithë populistëve e nacionalistëve evropianë).

Arsyeja e tretë e kotësisë së protestave qëndron në faktin se ky nuk është viti 2000 kur Serbia ka qenë e izoluar, ndërsa lideri i saj i atëhershëm Slobodan Milosevic në listën e atyre të cilët i kërkon Gjykata e Hagës.

Atëherë bashkësia ndërkombëtare ka qenë e prirur për ta rrënuar pushtetin në mënyrë që Milosevici të përgjigjej për krimet e tij. Tash situata është diametralisht e kundërt: nga të gjitha qendrat, të cilat janë të interesuara për ngjarjet në Ballkanin Perëndimor arrijnë porosi se pushteti nuk rrëzohet në rrugë (porosi e cila po i dërgohet Malit të Zi, ku po kërkojnë dorëheqjen e Milo Djukanovicit dhe Shqipërisë, ku me forcë duan ta rrëzojnë nga pushteti kryeministrin Edi Rama), shkruan Jutarnji.

Gazeta citon gazetarin Zoran Kusovac i cili të dielën në mbrëmje thoshte se opozita nuk ka pasur zgjidhje tejtër pos të rreshtohet prapa Obradovicit për të mos lejuar që t’ua marrë protestat nën kontrollin e tij. Por, problemi kyç qëndon në atë se, duke u pajtuar ta mbështesin Obradovicin kanë konfirmuar mungesën e ideve politike e përmbajtjes. Dhe janë bërë lake e një ekstremisti. Gjë që edhe më tej do ta ruinojë pamjen e tyre në publik. E cila ëdhe ashtu është seriozisht e rrënuar.

Megjithatë analisti thekson se edhe Vucic do të detyrohet të adaptojë politikën e tij, në të kundërtën do të ndodhet para kritikës më të fuqishme vendore e ndërombëtare. Sepse, pa dialog dhe në sistemet autoritare me kohë ndodh rritja e protestave të kota në goditje serioze pushtetit. Para do kohë në Serbi ka qenë një delegacion i venecuelës, kanë kundur t’i pyesin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë