Gazeta prestigjioze britanike, “Dailymail.co.uk”, i ka kushtuar një tekst ish-sulmuesit shqiptar, Shefki Kuqi. Ai pritet të bëhet menaxher i Kosovës U21 dhe për këtë i është kushtuar edhe shkrimi, shkruan Gazeta Metro.
Shefki Kuqi pritet që të zë vendin e Rafet Prekazit dhe të bëhet selektor i Kosovës U21.
Në lidhje me këtë ka shkruar sot edhe gazeta prestigjioze britanike, “Dailymail.co.uk”. Kjo gazetë i ka bërë atij një profil dhe ka treguar për garën që i është futur ai.
Shefki Kuqi kishte një karrierë të gjatë në ligën angleze. Ai ka luajtur në Newcastle, Sheffield Wednesday, Ispwich dhe Crystal Palace.
Kuqi i cili është me prejardhje nga Kosova dhe ka origjinë shqiptare, të kaluarën kishte mbrojtur ngjyrat për Finlandën, transmeton Metro.
Ndërkaq së fundi ai po pretendon të bëhet trajner i Kosovës U21.
Mirëpo Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), me 24 nëntor ka dalë me një sqarim se ende nuk është folur apo caktuar për trajnerin e ri të Kombëtares U21.
“Deri më tash Komiteti Ekzekutiv ende nuk është mbledhur për të analizuar punën e ekipeve kombëtare zingjirë dhe për të diskutuar rreth ndryshimeve eventuale. Fillimisht do të kërkohet raporti i punës nga menaxherët e ekipeve kombëtare dhe më pas do të ftohen për bisedë trajnerët e secilës grupmoshë. Sigurisht se aty ku vlerësohet se është e nevojshme të ketë ndryshime do të ndërmerren hapat e duhur, por tash për tash nuk është zhvilluar asnjë takim me asnjë prej emrave që përmenden në media.Është e vërtetë që Shefki Kuqi ka shprehur interesim për të dhënë kontributin e tij për futbollin e Kosovës, por krahas tij janë edhe 7-8 emra tjerë që po ashtu kanë shprehur interesim për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare dhe KE i FFK-së do të analizojë mirë çdo gjë para se të vendosë për hapat konkret”, thuhej në sqarimin e FFK’së.
Kujtojmë që Kuqi kishte një karrierë të gjatë dhe kishte shënuar shumë gola. Vetëm me Finlandën ai kishte shënuar 62 gola në periudhën 1999-2010. /gazetametro.net