Loading…

Gazeta zvicerane: Kurti dhe Vucic nuk pajtohen kurrë, por të dy ishin kundër flamurit të Kosovës

  • 24/10/2019 | 23:29

Gazeta zvicerane: Kurti dhe Vucic nuk pajtohen kurrë, por të dy ishin kundër flamurit të Kosovës

Gazeta e njohur zvicerane Neuer Zuricher Zeitung, ka shkruar për fitoren e LVV në Kosovë dhe liderin e saj Albin Kurti, duke e krahasuar raportet që mund të kenë ai me presidentin serb, Aleksandar Vucic, transmeton Gazeta Metro.


Gazeta zvicerane shkruan se Kurti dhe Vucic kanë qëndrime të kundërta në politikë, të dytë të paktën janë kundër flamurit të Kosovës.

“Në asnjë mënyrë kuq e zi dhe asnjë shqiponjë”, sipas një legjende urbane në Prishtinë, ambasadori amerikan në 2007 dha udhëzimet se flamuri i Kosovës nuk duhej të përmbante këto dy detaje, në të vërtetë, konkursi i projektimit thoshte se duhet të shmanget ngjashmëria me flamurët e Shqipërisë dhe Serbisë, në mënyrë që të theksohet pavarësia”.

Ndryshe në artikull shkruan po ashtu për dashurinë e shqiptarëve për flamurin kuq e zi dhe identifikim e tyre në botë me flamurin kuq e zi me dy koka.

Aty shkruan po ashtu se Albin Kurti ka pranuar se nëse do të jetë Kryeministër i Kosovës do ta respekton himnin, flamurin dhe gjitha simbolet e shtetit që ai udhëheq, Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë