Loading…

Gazetares maqedonase i pengon flamuri shqiptar në tavolinën e Xhaferit: Zaev, s’të votova për flamur shqiptar

  • 03/05/2017 | 15:17

Gazetares maqedonase i pengon flamuri shqiptar në tavolinën e Xhaferit: Zaev, s’të votova për flamur shqiptar

Gazetarja kontroverse, ordanka Ivanovka-Joci që më herët tha se do ta pështyj në fytyrë atë që do t’i jep të drejta shqiptarëve tani ka nxjerrë edhe një ”perlë” kundër shqiptarëve dhe të drejtave të tyre, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Zaev, a për këtë ti dhe të afërmit tu janë munduar tërë kohën? A nuk the se me ndryshimet e reja do të respektohen Kushtetuta dhe simbolet e shtetit? Kjo është për jetë më të mirë? Provokim për rrënimin e bashkëjetesës me flamuj të huaj? Pasi që unë nuk kam votuar për flamuj të huaj në shtëpinë ligjvënëse dhe këndimin e himnit kombëtar shqiptar. Dhe për shumë gjëra tjera ”shumëngjyrëshe”.

Ti mundet të krijosh edhe qeveri në ndonjë park apo në shtëpinë tënde, por një-dy muaj do të zgjas. Ajo duket prej në aeroplan. Në zgjedhjet e ardhshme do të merrni një dënim të madh.” shkruan gazetarja Jordanka Ivanovka-Joci.

Përndryshe, Talat Xhaferi tanimë edhe zyrtarisht njihet si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë