Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell ka thënë se liria e shprehjes dhe e shtypit janë thelbësore për të drejtat e njeriut si dhe bazën e demokracisë.
Ambasadori përmendi rolin e gazetarëve në llogaridhënien e qeverive.
“Gazetarët luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në mbajtjen e qeverive llogaridhënëse. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i kujtoj të gjithë ata që luftojnë për të vërtetën, kundër censurës dhe frikësimit, shpesh duke u përballur me kërcënime dhe dhunë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook, përcjell gazetametro.net.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur 3 majin si ditën botërore të lirisë së shtypit, për të ngritur kështu vetëdijen për lirinë e shtypit dhe rëndësinë e saj. /gazetametro.net