Loading…

Gazetari i ‘Deutsche Welle’: Merkel nuk erdhi në Kosovë për vizitë shkaku i politikave të brendshme

  • 30/11/2021 | 23:17

Gazetari i ‘Deutsche Welle’: Merkel nuk erdhi në Kosovë për vizitë shkaku i politikave të brendshme

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani ka thënë se Merkel nuk erdhi në vizitë në Kosovë, shkaku i politikave të brendshme këtu, shkruan Gazeta Metro.


Bahri Cani ka komentuar vizitën lamtumireshe të kancelares Merkel në Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht në Beograd, dhe Tiranë.

Ai ka thënë se Merkel ka mundur të vizitojë edhe Kosovën, por se ai beson se fajin për këtë e ka politika e brendshme në Kosovë.

“Ajo nuk ka mundur ti vizitojë të gjitha vendet, por kur e shikojmë se cilat pika i a vizituar si vizita lamtumirëse është mirë që ë ka vizituar Ballkanin Perëndimor. Është një mesazh i mirë që ë ka vizituar jo vetëm Beogradin, por edhe Tiranën dhe i ka mbledhur të gjithë. Për mendimin tim ka pasuar hapësirë të vizitojë edhe Kosovën, sepse Kosova është një fëmijë, një bebe e perëndimit diçka që e kanë kriju vetë krijimin e saj, dhe mendoj se ka pasë hapësirë, por pse nuk është realizu kjo ndoshta disa prej shkaqeve duhet kërkuar edhe në politikën e brendshme të Kosovës, edhe në zhvillimet e fundin, korrelacionet e këtushme, unë nuk dua te futem tepër, por me siguri që ka elemente pse nuk ka ndodhur kjo kështu. Shpjegimin zyrtarë mund ta them, që për shkaqe kohore nuk e kemi vizituar, mirëpo unë besoj dhe shpresoj që ka pasuar hapësirë për vizitën e Kosovës”, tha Cani në Prime Time.

Kujtojmë që me 13 dhe 14 shtator kancelarja Angela Merkel pati zhvilluar një turne lamtumire në Ballkanin Perëndimor, mirëpo që Kosova nuk ishte fare në agjendën e saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë