Loading…

Gazetari i njohur britanik flet ekskluzivisht për Gazetën Metro rreth planeve të Manchester United dhe Erik ten Hag për të ardhmen

  • 24/05/2022 | 22:46

Gazetari i njohur britanik flet ekskluzivisht për Gazetën Metro rreth planeve të Manchester United dhe Erik ten Hag për të ardhmen

Pas një sezoni për t’u harruar për Manchester United, dje gjiganti anglez prezantoi zyrtarisht Erik ten Hag si menaxherin e tyre të ri. Pritshmëritë janë të mëdha, por se sa do të jetë e mundur që holandezi ta thyejë dominimin e Klopp e Guardiola në Angli, mbetet të shihet, shkruan Gazeta Metro.


Për planet e Manchester United gjatë verës që po vjen, largimet e transferimet e lojtarëve, për Gazetën Metro ka folur ekskluzivisht gazetari i njohur britanik, Simon Peach, i cili dje ishte në konferencën për shtyp të Erik ten Hag.

I pyetur se cilat ishin pritshmëritë e tij për klubin i cili përfundoi në vendin e gjashtë në Premier League dhe për trajnerin të tij të ri, Peach u shpreh kësisoj: “Unë pata fatin të isha në konferencën për shtyp të prezantimit të Erik ten Hag dhe mbeta i impresionuar nga mënyra se si u soll.”

“Ai ishte padyshim shumë i suksesshëm në Ajax – një klub gjigant, por që nuk krahasohet sa i përket presionit dhe mënyrës si trajtohet me United”, tha zoti Peach për Gazetën Metro.

Miliona fansa përreth globit, e edhe në Kosovë, mezi presin të shohin një ekip të ri të United, me një stil të ri futbolli nën menaxhimin e ten Hag.

Simon Peach pati këtë mendim për ardhjet dhe shkuarjet në ekipin e Manchester United këtë verë: “Një numër lojtarësh me emër do të largohen në fund të kontratave të tyre dhe jam i sigurt se ten Hag do të donte të largonte edhe disa të tjerë, me blerjet e reja në pozita kyçe të domosdoshme nëse duan të përparojnë në aspektin e rezultateve dhe stilit të lojës.”

“Do të ketë pengesa në rrugë, por shpresoj që të shkojë mirë për të”, tha në fund gazetari britanik.

Para fillimit të konferencës për shtyp, holandezi i përshëndeti të gjithë gazetarët e pranishëm, një gjë e pazakontë për një trajner futbolli.

Ky gjest i tij e kishte zënë krejt të papërgatitur gazetarin Simon Peach.

“Gjest i mirë nga Erik ten Hag për t’u prezantuar para gazetarëve përpara konferencës për shtyp (sigurisht që më zuri në befasi, prandaj e shikoja i shokuar dhe qëndrova ulur në mënyrë të pasjellshme)”, shkroi Peach në Twitter.

Ndryshe, trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag, u zotua të sjellë “rregulla, parime dhe strukturë” në Old Trafford në një përpjekje për të përmirësuar lojtarët e tij në vështirësi pasi dha intervistën e tij të parë të plotë që nga mbërritja në klub./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë