Loading…

Gazetari izraelit rrëfen tmerrin: Serbia m’i fshiu krejt vulat e hyrjes në Kosovë

  • 20/07/2019 | 10:28

Gazetari izraelit rrëfen tmerrin: Serbia m’i fshiu krejt vulat e hyrjes në Kosovë

Serbia m’i fshiu krejt vulat e hyrjes në Kosovë, rrëfen gazetari izraelit.

Gazetarit izraelit, Eldad Beck, i janë fshirë vulat hyrëse për në shtetin e Kosovës.

Së paku, kështu ka bërë të ditur ai përmes Facebook.

Beck ka shkruar se derisa po kalonte në kontrollin e pasaportave në Aeroportin Ndërkombëtar të Beogradit, policia kufitare i ka fshirë me laps vulën hyrëse për në Kosovë

“Nëse nuk gaboj, kjo është vepër kriminale. Juve nuk ju lejohet ta dëmtoni një pasaportë të huaj. Duhet të jetë një tjetër sukses diplomatik i BE-së”, ka shkruar gazetari izraelit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë