Gazetari Vullnet Krasniqi ka habitur me deklaratën e tij në studion e Euronews Albania, duke thënë se është kosovar dhe jo shqiptar.
Ai u shpreh se shumë njerëz mendojnë se janë kosovar e jo shqiptarë, por shumë pak guxojnë ta thonë një gjë të tillë për shkak të paragjykime që mund të marrin.
“Ka shumë që mendojnë që janë kosovarë dhe jo shqiptarë, por pak e thonë. Kjo ndodh për shkak të gjykimit shumë të madh që ndodh, sidomos me dhënë një deklaratë të tillë më 28 nëntor, nuk është shumë e përshtatshme për ‘patriotët’.”- theksoi ai.