Loading…

Gazetari serb, më shqiptar se shqiptari: Rama lideri më i madh i Ballkanit

  • 20/04/2017 | 17:21

Gazetari serb, më shqiptar se shqiptari: Rama lideri më i madh i Ballkanit

Mediat serbe kanë sulmuar gazetarin e BIRN’it në Beograd, Slobodan Georgiev, duke e quajtur ‘më shqiptar se shqiptarët’, lidhur me një reagim të tijin në Twitter, ku ai thotë se Edi Rama është lideri më i madh i Ballkanit. 


Gazeta serbe Informer, duke komentuar reagimin në Twitter të Georgiev, shkruan se ky gazetar ja ka futur kot, përcjellë gazetametro.net.

“Gazetari i BIRN’it Slobodan Georgiev pa u skuqur ia futi se kryeministri shqiptar Edi Rama për të është lider i Ballkanit!”.

Georgiev në Twitter ka kritikuar reagimet e Vucicit pas deklaratës së Ramës se nëse BE i mbyll dyert për vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë Kosova dhe Shqipëria do të bëhen bashkë.

“Edhe një nga deklaratat e pakripë, edhe psee kampanja dhe zgjedhjet janë kryer. Por, çfarë do të thotë kjo? Lider është Rama e jo ti”, ka shkruar Georgiev duke u thirrur në deklaratat e kryeministrit serb Aleksandar Vucic me rastin e paralajmërimeve të krijimit të Shqipërisë së Madhe të cilat u thanë ditëve të fundit nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit.

Gazeta serbe Informer, tutje shton se, këto deklarata të Georgiev’it dhe sulmuesve nga OJQ’të urrejnë gjithçka që është serbe, dhe nuk duhet askush të çuditet prej tyre, duke pasur parasysh deklaratat e tij të mëhershme kur ka pohuar se “Serbia është krijesë fashiste”. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë