Gazetari spanjoll, Iru Pérez i cili bënë reportazhe nga të gjitha vendet që viziton, ka shkruar për qytetin e Prizrenit.
“Me të hyrë në kufi me Kosovën, e kuptova se këtu ka pak turistë, aty pashë së ekzistojnë disa linja autobusësh ndërkombëtar. Në kufi pas kontrollit, kuptova se ishin vetëm disa pasaporta të turistëve ndërkombëtar”, rrëfen gazetari.
Pérez tregon se Kosova ka qenë dikur në një konflikt me Serbinë, e që nga çlirimi, çdoherë e më shumë turistë nga e gjithë bota, po e vizitojnë këtë vend. Kjo kureshtje e turistëve vie për të kuptuar më shumë për shtetin e ri të Kosovës.
Ai më tej shpjegon se, edhe pse Prizreni një qytet i bukur që brenda ka mjaftë vende që mund t’i vizitosh, aty mungon zyra e informacionit për turizmin e këtij vendi.
Rrugët e vjetra historike, urat e xhamitë, janë pjesë që e karakterizojnë qytetin e Prizrenit. Edhe pse pak vizitorë të huaj, ky vend ka më tepër se një të kaluar të përgjakshme.
Një qytet, e kaluara e të cilit shkon prapa në kohët romake, dhe mbanë monumentet e paprekura me vlera të mëdha.
Kisha Ortodokse e cila ndanë hapësirën më të madhe të Xhamisë Osmane të Sinan Pashës, që daton nga shekulli i XIV, është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Gurët, sot janë vetëm mbetje nga muret të ndërtuar nga bizantinët mbi 700 vjet më parë. Dhe simboli i tij kryesor, ura e vjetër e gurit që çon në qendër të qytetit të vjetër, që daton nga shekulli XV.
Kisha e Sinan Pashës
Prizren është vendi i habitshëm për udhëtarët që vizitojnë vendet e ish-Jugosllavisë . Çmimet (në euro) nuk kanë të bëjnë me qytetet kroate dhe malazeze. Këtu një biftek viçi i cilësisë së lartë kushton vetëm 5 euro.
Gatimet janë të ngjashme me tërë Ballkanin, duke përfshirë të kaluarën osmane duke mos lënë anash as kuzhinën greke.
Gazetari tregon se ka takuar një çift amerikan të cilët vinin nga Nebraska. Ata kanë thënë se mishi është i cilësisë së lartë që nuk mbajnë mend të kenë ngrënë ndonjëherë diçka të tillë.
Përveç kësaj, për të zgjatur qëndrimin tuaj në Kosovë, vizitoni kalanë, ndiqni lumin dhe zbuloni peizazhet e bukura të Prizrenit./gazetametro.net