Gazetari sportiv i kanalit amerikan ESPN, Michael Eaves, kishte detyrë të raportonte për atmosferën që po mbretëronte në një palestër sportive gjatë një ndeshje të basketbollit në San Antonio të Texasit.
Por, në një moment gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, gazetari papritur e vërejti që në gojën e tij kishte hyrë një mizë, që e pengonte të fliste qartë.
Pasi rezistoi disa sekonda, Eaves i tha koleges së tij me të cilën po bisedonte në transmetim që ‘atij po i ndalej fryma për shkak të një insekti’, transmeton gazetametro.net
“Paramendojeni, jam në transmetim të drejtpërdrejtë në televizion nacional dhe po më merret fryma nga një mizë”, tha Eaves me shaka.
Më vonë, videon ku shihej tërë kjo ngjarje ai e shpërndau në llogarinë e tij në Twitter. /gazetametro.net