Loading…

Gazetarja e CNN Christiane Amanpour refuzoi të vë hixhabin për presidentin e Iranit Raisi, anuloi intervistën

  • 22/09/2022 | 18:01

Gazetarja e CNN Christiane Amanpour refuzoi të vë hixhabin për presidentin e Iranit Raisi, anuloi intervistën

Një ndihmës i presidentit iranian Raisi i kishte thënë gazetares së njohur se vendosja e hixhabit ishte ‘çështje respekti’. Ajo ka refuzuar dhe intervista ishte anuluar, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti kontrovers i Iranit, Ebrahim Raisi, ka anuluar intervistën me CNN në New York të mërkurën pasi Christianë Amanpour ka refuzuar të mbajë hixhabin gjatë intervistës, ka zbuluar ajo vet të enjten.

“Kjo do të duhej të ishte intervista e parë e Presidentit Raisi në territorin e SHBA’së, gjatë vizitës së tij në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së. Pas disa javë planifikimi dhe tetë orë përgatitje të pajisjeve të përkthimit, ndriçimit dhe kamerave, ne ishim gati. Por s’kishte asnjë shenjë” ka shkruar Amanpour në rrjetin social Twitter.

40 minuta pasi që intervista do të duhej të fillonte, një ndihmës i presidentit iranian i është afruar gazetares dhe i ka kërkuar të një shami në kokë.

“Me mirësjellje refuzova” ka shkruar gazetarja. “Ne jemi në New York, ku nuk ka ligj apo traditë sa i përket shamive. I theksova se asnjë president iranian paraardhës nuk ka kërkuar këtë kur i kam intervistuar jashtë Iranit” ka shpjeguar Amanpour.

“Ndihmësi e bëri të qartë se intervista nuk do të ndodhte nëse unë nuk do ta vendosja shaminë. Ai tha se ishte çështje respekti, dhe iu referua situatës në Iran – duke aluduar në protestat që janë përhapur në vend. Përsëri, i thash se nuk mund të pajtohem me këtë kusht të paprecedent dhe të papritur”.

Amanpour ishte larguar dhe intervista nuk kishte ndodhur. “Derisa protestat vazhdojnë në Iran dhe njerëz po vriten, ky do të ishte një moment i rëndësishëm për të biseduar me presidentin Raisi”.

Intervista e anuluar ndodhi në kohë të tensionuara përgjatë Iranit pas vdekjes së gruas së re Mahsa Amini në Teheran, që raportohet se kishte vdekur gjatë arrestit dhe akuzave se ishte rrahur nga ‘policia e moralit’ pasi nuk kishte vendosur hixhabin ‘si duhet’.

Sipas raporteve deri të enjten janë vrarë rreth 31 persona në protestat pas vrasjes së Amini që nisën gjatë fundjavës së fundit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë