Loading…

Gazetarja kosovare largohet nga puna, shkak shtatzënia

  • 14/12/2016 | 14:27

Gazetarja kosovare largohet nga puna, shkak shtatzënia

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës  ka reaguar lidhur me rastin e një gazetareje të cilës i është shkëputur kontrata e punës, pasi kishte njoftuar punëdhënësin se është shtatzanë, shkruan Gazeta Metro.

AGK’ja ka deklaruar se e ka pritur me shqetësim të thellë njoftimin e gazetares Senada Halimi, se gazeta “Zëri” ia ka shkëputur marrëdhënien e punës pasi ajo i ka njoftuar se është shtatëzënë.

“Në njoftimin e saj për AGK-në gazetarja Halimi ka thënë se: “Unë jam njoftuar me datë 06.12.2016 se më është shkëputur marrëdhënia e punës. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi menaxhmenti e ka kuptuar se unë jam shtatëzënë”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, thuhet se Asociacioni në fjalë e dënon veprimin e gazetës “Zëri” “, pasi vendimi i menaxhmentit bie ndesh me Ligjin e Punës si dhe ligjet e tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Sipas tyre, njeherësh veprimi i gazetës “Zëri” paraqet diskriminim të drejpërdrejt, shkruan gazetametro.net

“Shkëputja e marrëdhëniës së punës në kohën e shtatëzënisë nuk duhet që në asnjë formë të shndërrohet në praktikë të lejueshme në vendin tonë. Presim që veprimi i gazetës ‘Zëri’ të dënohet edhe nga organizata të tjera që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut e posaqërsisht të grave”, thuhet në pjesën e fundit të këtij reagimi.

AGK’ja poashtu ka bërë me dije se për këtë rast me kërkesë të gazetarës Senada Halimi e kanë njoftuar edhe Inspektoratin e Punës nga i cili institucion presin vendim të shpejtë dhe të drejtë.

Mirëpo, menjëherë pas këtij reagimi, Gazeta Zëri ka sqaruar rastin e largimit të punës së gazetares Halimi dhe pesë të tjerëve, duke konsideruar se reagimi i AGK’së është fushatë e kryetarit Shkelqim Hysenaj, i cili për pak muaj ishte pjesë e ‘Zërit’.

“Gazetares Senada Halimi nuk i është shkëputur kontrata, pasi që kontrata ekzistuese i është respektuar në tërësi, por nuk i është vazhduar kontrata e re për vitin 2017. Kjo për faktin se bashkë me gazetaren Halimi, kontrata nuk i është vazhduar edhe gjashtë punëtorëve të tjerë.

Vendimi për këta punëtorë është ndërmarrë bazuar në performacën e tyre.  Në gazetën “Zeri” ka punëtore të tjera shtatzëna, të cilave u është vazhduar kontrata. Pra nuk është e vërtetë që vendimi është marrë për këtë arsye.

Kjo është vetëm një  tendence e kreut te AGK-se,  Shkëlqim Hysenaj, i cili  ka qenë i punësuar në “Zëri” për tetë muaj. Atij gjatë kësaj periudhe i është ndryshuar pozita, por jo edhe paga, duke iu respektuar kështu kontrata e punës”, thuhet në reagimin e “Zërit”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë