Loading…

Gazetarja trime ruse u arratis: Prangat ia vendosi Putinit, ai duhet të burgoset

  • 05/10/2022 | 16:18

Gazetarja trime ruse u arratis: Prangat ia vendosi Putinit, ai duhet të burgoset

Marina Ovsyannikova ka konfirmuar të mërkurën se nuk i zbaton më rregullat e arrestit shtëpiak para gjyqit për protestën kundër luftës në Ukrainë që e bëri drejtpërdrejtë në televizionin rus, transmeton Gazeta Metro.


Ovsyannikova është arratisur së bashku me bijën e saj dhe tani është në listën e më të kërkuarve të Kremlin ku ishte caktuar tash e dy muaj në pritje të gjyqit me 9 tetor.

“Refuzoj t’i bindem kufizimeve që më janë imponuar. Unë e konsideroj veten tërësisht të pafajshme” ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Faceebook.

Ovsyannikova ishte pushuar nga puna pasi ishte paraqitur në televizionin shtetëror rus Channel One në muajin mars me një pankartë ku shkruhej “Ndalni luftën. Ata po ju gënjejnë.”.

Ajo është akuzuar edhe për protestimin jashtë Kremlinit për një pankartë ku shkruhej “Putini është vrasës, ushtarët e tij janë fashistë, 352 fëmijë janë vrarë në Ukrainë”.

Qytetarët rusë ballafaqohen me 15 vite burgim nëse dënohen se qëllimisht kanë shpërndarë ‘lajme të rreme’ për ushtrinë ruse apo entitetet e Rusisë jashtë vendit.

Ovsyannikova nuk kishte frikë aspak që të kritikonte as sa ishte nën arrest dhe kritikonte hapur regjimin e despotit rus Putin.

“Të nderuar punëtorë të Shërbimit Federal të Burgjeve, i vendosni pranga të tilla Putinit. Është ai që do të duhej të izolohej nga shoqëria dhe të gjykohej për gjenocid ndaj popullit të Ukrainës dhe për faktin se ai po zhbën në masë popullatën mashkullore të Rusisë” kishte thënë ajo në një video të saj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë