Loading…

Gazetarja Vela i reagon Labit: Edhe unë do t’u blija vetura shokëve të burrit sikur mos të paguaja tatim

  • 19/06/2019 | 15:04

Gazetarja Vela i reagon Labit: Edhe unë do t’u blija vetura shokëve të burrit sikur mos të paguaja tatim

Një deklaratë e deputetit Labinot Tahiri se iu ka blerë vetura për dhuratë shoqeve të gruas së tij, kjo ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik e nëpër rrjete të ndryshme sociale, shkruan Gazeta Metro.


Ka reaguar edhe Erëza Vela, duke thënë se nëse përgjatë punës së saj disa vjeçare nuk do të kishte paguar taksa ndaj shtetit, do të kishte mundur t’iu blinte edhe ajo shokëve të burrit dhurata të tilla.

Vela e cila më herët drejtonte emisionin televiziv për ekonomi të quajtur ‘Ekonomia me Erëzën’, ka thënë se tatimi paguhet, që të ndërtohet një shtet ku secili e blen makinën e tij.

“Qe 16 vjet punoj – 7 prej te cilave ne biznes – e nëse gjate kësaj periudhe kohore nuk kisha pagu tatim ne te ardhura reale, garant edhe unë ju kisha ble kerre shokëve te burrit tem. Përndryshe, pikërisht për këtë tatohemi: me pas shtet ku secili ka mundësi me e ble kerrin e vet”, shprehet ajo.

Sipas saj Kosova është një ‘tallava shtet’

“Po, na s’kemi shtet. Kemi tallava shtet”, ka shkruar ajo në profilin e saj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë