Me fillim nga ora 09:00, pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili akuzohet për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Rasti ka të bëjë me zhvillimet në seancë e Kuvendit të Kosovës të datës 21 mars 2018-të, ku po shqyrtohej ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ku në sallë u hodh gaz lotsjellës, duke shkaktuar ndërprerjen e seancës dhe largimin e deputetëve nga salla.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 2 shtator 2026, e shpalli Sveçlën fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Gjykata ka konstatuar se Sveçla kishte aktivizuar dhe hedhur bombolën e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar vazhdimin e seancës.
Në të njëjtin rast, Sveçla ishte akuzuar edhe për “Pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Për këtë pikë, gjykata mori aktgjykim refuzues, pasi ndjekja penale kishte arritur parashkrimin.