Loading…
Gazmend Freitag, një piktor realist
  • 27/04/2017 | 19:57

Gazmend Freitag, një piktor realist

Gazmend Freitag, lindi për të hyrë në botën e pikturës si një uragan, ku natyra njerëzore gjeti pasqyrimin e vet më të çilter.


Emri i tij ka mbi një dekadë që udhëton nëpër botë nëpërmjet tablosh  befasues, ku problemet e mprehta sociale që e shqetësojnë dhe e privojnë sot botën njerezore, kanë gjetur te peneli i piktorit bisturinë e së vërtetës së dhimbshme.

Personazhet e pikturave të Freitag përpiqen ti shmangen vetmisë për t’i dhënë kuptim jetës së tyre nëpërmjet dashurisë absolute, vesit apo çmendurisë. Freitag është ndoshta nga piktorët e rrallë që nuk i kanë fshehur asgjë artdashësve, duke bërë autopsinë e tyre, mbasi kanë bërë autopsine më të vështirë të njeriut, atë në drejtim të një pikture gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit duke synuar skajet më të thella të labirintheve njerëzore.

Një dëshmi përvëluese është dhe piktura e fundit… një evokim i matur dhe tronditës, i një marrdhënie art-artist. Janë këto piktura të gjalla dhe reale që krijojnë artistin brenda jush Z.Freitag, apo fantazia juaj vesh me art dhe „asgjënë“?!/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë