Loading…

Gazprom ka rritur rrjedhën e gazit natyror në Hungari

  • 13/08/2022 | 21:09

Gazprom ka rritur rrjedhën e gazit natyror në Hungari

Kompania ruse energjetike “Gazprom” ka rritur fluksin e gazit në Hungari, tha një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi. Gazi arrin në Hungari nëpërmjet “Rrjedha Turke”, përmes territorit të Serbisë fqinje.


Hungaria, një anëtare e Bashkimit Europian (BE), mban, sipas zyrtarëve nga ky vend, marrëdhënie “pragmatike” me Moskën pas pushtimit rus të Ukrainës.

Kjo ka krijuar tensione midis Hungarisë dhe anëtarëve të tjerë të BE’së, të cilët duan që komuniteti të mbajë një qëndrim më të ashpër kundër Rusisë.

Hungaria merr rreth 85% të gazit të saj nga Rusia dhe kundërshton fuqishëm çdo sanksion europian ndaj importeve të gazit rus. Kryeministri Viktor Orbán gjithashtu ka lobuar fort për të siguruar përjashtimin e Hungarisë nga sanksionet europiane për importet e naftës së papërpunuar nga Rusia, sipas Reuters.

Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Szijjártó, u takua me homologun e tij rus Sergej Lavrov muajin e kaluar në Moskë, gjatë së cilës kërkoi edhe 700 milionë metra kub gaz shtesë, krahas marrëveshjes afatgjatë tashmë ekzistuese për furnizimin me këtë energji mes dy vendeve.

BE u ka bërë thirrje anëtarëve të reduktojnë përdorimin e gazit natyror me 15 për qind sipas një plani të ri që synon të përgatisë bllokun për një shkurtim të mundshëm të furnizimeve ruse.

Plani hyri në fuqi më 9 gusht dhe do të zbatohet për një vit, dhe në bazë të tij, vendet e BE’së pritet të bëjnë të pamundurën për të ulur vullnetarisht konsumin e gazit me 15 për qind nga 1 gushti deri më 31 mars në krahasim me konsumin mesatar në të njëjtën periudhë të pesë viteve të fundit.

Qëllimi i kursimit të gazit është përgatitja për një reduktim të mundshëm të plotë të dërgesave të gazit rus në BE.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë