Loading…

‘Gazzetta dello Sport’: Lazio pas dyshes së Kosovës

  • 29/05/2020 | 23:50

‘Gazzetta dello Sport’: Lazio pas dyshes së Kosovës

Lazio po interesohet për transferimin e dy lojtarëve të kombëtares së Kosovës.


Prestigjiozja italiane, ‘Gazzetta dello Sport’, shkruan se Lazio janë të interesuar për të transferuar dy yjet e Dardanëve, transmeton lajmi.net

Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda janë lojtarët që kanë zgjuar interesimin e romakëve.

Muriqi kaloi te Fenerbahce gjatë vitit kaluar dhe ka arritur të shënojë 13 gola në 25 ndeshje, para se koronavirusi të suspendonte futbollin.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, vlera e Muriqit është 20 milionë euro, dhe Lazio do të ketë konkurrencë për lojtarin.

Tutje, thuhet se Igli Tare do të shkojë për Mërgim Vojvodën, nëse Marusic vendos të kalojë te PSG.

Vojvova ka katër asistime në 30 ndeshje me Standard këtë sezon, dhe mund të transferohet për 7 milionë euro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë