Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se dëshiron që struktura udhëheqëse e Iranit nga terroristët islamist të hiqet plotësisht dhe se ka në mendje disa emra që, sipas tij, mund të shërbenin si “udhëheqës të mirë”, transmeton Gazeta Metro.
Në një intervistë për NBC News të enjten, Trump tha se synimi i tij është një ndryshim i plotë në drejtimin e vendit.
“Ne duam të hyjmë dhe të pastrojmë gjithçka. Nuk duam dikë që do ta rindërtojë sistemin gjatë një periudhe 10-vjeçare.”, tha Trump.
Sipas Trump Shtetet e Bashkuara duan që Irani të ketë një udhëheqës të mirë dhe theksoi se ka disa persona në mendje që, sipas tij, do të mund ta bënin mirë këtë rol, megjithëse nuk përmendi emra konkretë.
Megjithatë, Trump theksoi se një pushtim tokësor në Iran do të ishte “një humbje”. Sipas tij, Teherani tashmë ka pësuar humbje të mëdha.
“Ata kanë humbur gjithçka. Kanë humbur marinën e tyre. Kanë humbur gjithçka që mund të humbasin,” u shpreh ai./gazetametro.net