Loading…

Gecaj: Abdixhiku mafi që shpërndanë certifikata kush është tradhtar e kush hajn

  • 16/05/2017 | 11:12

Gecaj: Abdixhiku mafi që shpërndanë certifikata kush është tradhtar e kush hajn

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, që dikur ishte pjesë e Vetëvendojes, e ka quajtur Lumir Abdixhikun pjesë të një ‘mafie’ të re në Kosovë, e cila sipas tij po ngritët duke vazhduar, sekuencat denigruese e të frikshme për kundërshtarin politik.


“Lumir Abdixhikun e lexova para disa ditëve. Mendja më shkoi tek prototipi i një mafiozi e një mafie e cila po zhvillohet intensivisht në kulturën tonë, e sidomos në politikë. Krejt kush din të shaj e nuk ka asgjë tjetër të ofrojë, merret me projeksione për tjetrin. Kjo mafi zhvillohet përmes perseritjeve te vazhdueshme të sekuencave ofenduese, denigruese e te frikshme per kundershtarin politik”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, arma më e rrezikshme është emocioni krijuar nga efekti i përsëritjes së vazhdueshme. “Kjo mafi ne vendin tonë ka mandatin për shpërndarjen e certifikatave, vendimeve e udhëzimeve se cili nga personat ne këtë vend është tradhtar, patriot, hajn apo kriminel”, thotë ai.

“Ata denigrojnë e varrosin për se gjalli, ata etiketojnë secilin që pak a shume nuk mendon si ta. Eh, tash Lumiri ne rolin e mafiozit emocional, javën e kaluar kishte prerë biletën për hyrje në politikë, ai shkruante; „Të bëhemi të gjithë bashkë për ta parandaluar kapjen e shtetit“, shkruan ai.

Gecaj thotë se bileta e Lumirit për të hyrë në politikë është “shaj PDK-në e Kadri Veselin”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë