Loading…

Gecaj e njofton Malin e Zi se demarkacioni nuk është në agjendë

  • 21/03/2017 | 18:31

Gecaj e njofton Malin e Zi se demarkacioni nuk është në agjendë

Zëvendës ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh edhe Këshilltar i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj thotë se në vizitën e tij që e bëri sot në Podgoricë të Malit të Zi kanë biseduar edhe për Demarkacionin.


Ai ka thënë se në vizitën e sotme që e bëri atje, është biseduar për shënjimin e kufirit me Malin e Zi në pika të shkurtra por që nuk ka qenë temë diskutimi.

“Po sigurisht që kemi biseduar për Demarkacionin, por ajo nuk ka qenë temë diskutimi. Ne vetëm i kemi njoftuar ata se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk është niher për niher në agjendë”, sqaroi Gecaj për Express.

Gecaj sot është takuar në Podgoricë me Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, Mehmed Zenka, dhe këshilltarin e tij Fikret Dinosha, në shoqërim të Ambasadorit Skender Durmishi.

Kujtojmë se Demarkacioni dështoi të kalojë pas dy përpjekjeve të pozitës karshi rezistencës së opozitës, të cilët kalimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi e pamundësuan me gaz lotsjellës. Që nga ajo kohë, Qeveria ende nuk ka marr vendim që Demarkaconin ta procedojë së shpejti në Kuvend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë