Loading…

Gecaj e quan politike thirrjen e Selmanajt për të mos votuar demarkacionin

  • 28/02/2017 | 09:25

Gecaj e quan politike thirrjen e Selmanajt për të mos votuar demarkacionin

Kryetari i Deçanit më herët bëri thirrje publike që të votohet demarkacioni, pasi sipas tij, kjo marrëveshje e dëmton territorin e Kosovës.


Por, nuk ka vonuar edhe reagimi nga partia që udhëheq me Qeverinë. Ka qenë Bajram Gecaj, i cili e ka quajtur politike thirrjen e Selmanajt, i cili është anëtar i AAK’së.

“Kësaj thirrjeje gjithsesi se do të duhej t’i përgjigjen pozitivisht të gjithë ata të cilët pajtohen me objektivin e pastër politik të AAK-së për keqpërdorimin e kësaj çështjeje me rendësi nacionale për interesa të ngushta partiake”, ka thënë Gecaj.

Ndryshe, marrëveshja me Malin e Zi për demarkimin e vijës kufitare, është paralajmëruar të sillet muajin mars në Kuvend për ratifikim. Por, siç është thënë, qeveria ende nuk i ka siguruar votat e nevojshme për të kaluar këtë marrëveshje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë