Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, tash anëtar i PDK-së, Arben Gecaj, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të avokatit Azem Vllasi, se “ngjarjet e vitit 1981 kanë qenë në kontekstin kohor të gabueshëm, ne kontekstin politik të gabueshëm”.
Gecaj ka thënë se në Kosovë mund të shitet gjithçka, madje, siç është shprehur ai, edhe Azem Vllasi mund të manipulojë, përcjell gazetametro.net
Ai ka shtuar se fëmijët e Vllasit shkonin në shkollë ku mësohej në gjuhën serbe, kurse ai me të tjerët në shkollë shqipe.
Lexoni të plotë reagimin e Gecajt të publikuar para pak çastesh në rrjetin social Facebook:
Me fëmijët e Azem Vlasit ishim rritur në një lagje. Ata shkonin në shkollë serbisht e ne tjerët shqip. Ata nuk shoqëroheshin me ne sepse ne ishim shqiptar, nënkuptohet pas ngjarjeve të vitit 1981.
Sot po e dëgjoj duke trumpetuar se si 1981 ishte asgjë, diçka e kote dhe shumë e dëmshme për popullin shqiptar. Gati po tingëllon sikurse, më së miri do te ishte mos te vepronim asgjë, ashtu e kështu do të mund të ndahemi nga Serbia sikur ta lenim këtë punë edhe për vitin 2017, nuk do të ishte vonë.
Pra ne jemi të tillë, naiv dhe shumë manipulativ. Secili mund të na manipulojë. Në Kosovën naive mund të shesësh çdo gjë, pse jo, edhe Azem Vllasi mund të na instrumentalizojë, ne jemi të tillë. /gazetametro.net