Bajram Gecaj nga radhët e LDK’së i është përgjigjur, akuzave të këshilltarit të u.d të presidentes së Kosovës, Faton Pecit, për akuzat në drejtim të liderit të LDK’së Isa Mustafa, shkruan Gazeta Metro.
Bajram Gecaj, zyrtar i lartë i LDK’së, ka thënë se kësaj qasjeje të Pecit i thuhet bukëpërmbysës.
Ai tutje është shprehur se Peci po harron se ai dhe Vjosa Osmani mbajnë pozita të falura nga LDK dhe Isa Mustafa.
”Pis milet” i thonë turqit, e unë u them bukëpërmbysës. Peci po harron se ai dhe patronja e tij mbajnë pozita krejtësisht të falura nga Isa Mustafa e LDK!”, ka shkruar Geca./gazetametro.net