Loading…

Gecaj i kundërpërgjigjet Vulinit dhe Gjuriqit

  • 18/04/2017 | 20:01

Gecaj i kundërpërgjigjet Vulinit dhe Gjuriqit

Këshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deklaratave të Aleksandar Vulinit, i cili kishte thënë se padia e mundshme nga Shqipëria për Serbinë se ka kryer krime lufte do të ishte e pandershme.


Gecaj ka shkruar se më e pandershme është keqpërdorimi i votës ruse nga Serbia për qëllime të tyre politike, përcjell gazetametro.net

“E pandershme në fakt është që Serbia të keqpërdorë votën ruse për qëllime të saja të pastra politike. Ndërsa, me një kërkesë të tillë, Shqipëria do t’i bënte nderë dhe shërbim të mirë edhe Serbisë, posaçërisht popullit serb atje dhe në Kosovë, por edhe proceseve të pajtimit dhe paqes në Ballkan”, është shprehur ai.

Duke i komentuar deklaratat e Gjuriqit se krijimi i Shqipërisë së Madhe ishte ëndërr e Enver Hoxhës, Gecaj ka thënë se Hoxha ishte një diktator, që Kosovën e përmendi vetëm për interesat e tij politike.

“Ndërsa Marko Gjuriqit duhet ta dijë se Enver Hoxha ishte një diktator, i cili çështjen e Kosovës e ka përmendur vetëm për interesa të tija të pastra politike, derisa ideja për një Serbi të madhe është shtyrë me gjak e luftë deri në kornizat e gjenocidit ndaj popujve ballkanikë, nga pushtetarë të cilët ende mbajnë pozita me përgjegjësi shtetërore në Republikën e Serbisë”, përfundoi ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë