Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se deputeti nga Vetëvendosje Albin Kurti, e sheh ushtrinë në formatin e Brigadave të Kuqe.
Këto fjalë Gecaj i tha si përgjigje ndaj deklaratave të ish-liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, të bëra gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ku Kurti deklaroi se “Isa Mustafa nuk ta bën ushtrinë”, raporton gazetametro.net.
Publikimi i plotë i Gecajt në Facebook:
Ky ushtrinë sigurisht e sheh në formatin e Brigadave të Kuqe….Kosova do të ndërtoj ushtrinë, ashtu siç ka realizuar LIRINË, PAVARËSINË dhe po ndërton DEMOKRACINË…por këtë do ta bëj, ashtu si edhe deri më tani, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë e dëshmuar ndërkombëtarë. /gazetametro.net.