Loading…

Gecaj: S’guxojmë të lejojmë që opozitarizmi të na shndërrojë në mjete ruse

  • 19/02/2017 | 13:35

Gecaj: S’guxojmë të lejojmë që opozitarizmi të na shndërrojë në mjete ruse

Zëvendësministri i Republikës së Kosovës Bajram Gecaj, që vjen nga LDK-ja,  ka thënë se Kosova nuk guxon assesi të luajë lojën e “dreqit” dhe ma apo pa vetëdije të përmbysim gjithë atë të cilën e kemi arritur deri më tani me aq shumë mund, djersë e gjak


Gecaj, mundësinë e shndërrimit të Kosovës në, siç thotë ai, “mjete ruse”, e sheh tek veprimet e opozitës në vend.

“Mos të lejojmë që opozitarizmi të na shndërrojë në mjete ruse”, ka thënë zëvendësministri Gecaj, raporton gazetametro.net

“Në konstelacionet e reja dhe mjaft të komplikuara të gërshetimeve të interesave globale, Kosova duhet me çdo kusht mos të çaloi dhe mos të ketë çfarëdo hezitimesh, por të eci sigurt rrugës tanimë të trasuar mirë drejt integrimeve evro-atlantike. Involvimi (infiltrimi) i Rusisë në këtë rajon, si në Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinë, por edhe në vendet tjera përreth, nuk është një sihariq i mirë por është sinjal i qartë dhe mjaft serioz, dhe një alarm se në çështjet e interesit nacional duhet të jemi më të kujdesshëm se kurrë më parë”, shkruan më tej ai në rrjetin social Facebook.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u përshkuan me probleme të mëdha, ku u raportua edhe për një tentim-vrasje të ish-kryeministrit Millo Gjukanoviq. E gjithë kjo iu atribuua Rusisë dhe tentimeve të saja për të shtruar kontrollin e saj në këtë rajon.

Për këtë çështje ka raportuar edhe prestigjiozja britanike, “The Telegraph”, në shkrimin e saj të djeshëm të titulluar “Historia e plotë e pabesueshme e komplotit vdekjeprurës të Rusisë për të ndaluar Malin e Zi që ta përqafojë Perëndimin”.

“Dhuna e përdorur këto dy vitet e fundit tek ne, dhe tanimë e paralajmëruar edhe për ditët në vijim, i hyn më së miri në punë mu kësaj strategjie destabilizuese ruse në rajon. Në fund të fundit, nuk do të jetë aspak e rëndësishme nëse Rusia në Kosovë vërtetë të ketë përdorur një qasje më të butë të involvimit, krahasuar me sulmin agresiv në Malin e Zi. Nuk do të jetë gjithashtu fare e rëndësishme nëse për këtë dikush tek ne të jetë paguar të destabilizojë, apo pa qellim të jetë shndërruar në mjet të politikave hegjemoniste anti-kosovare. E rëndësishme do të jetë mos të lejojmë assesi të hyjmë në vorbullën e “dreqit”! Prandaj, populli i Kosovës nuk guxon të bie pre e askujt që me apo pa qëllim të na orientojë drejt rrënimit dhe vetëshkatërrimit”, ka përfunduar Gecaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë