Loading…

Gecaj: Shpend Ahmeti gënjeu për Jahtin, po gënjen edhe për punësimet partiake

  • 25/07/2017 | 20:02

Gecaj: Shpend Ahmeti gënjeu për Jahtin, po gënjen edhe për punësimet partiake

Ish-drejtuesi i Fraksion +, pjesë e shkëputur e Vetëvendosjes, Arben Gecaj, i ka dhënë disa opsione pse Shpend Ahmeti po gënjen për punësimet partiake me listë, që atij i kanë ardhur prej Vetëvendosjes.


Në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj ka thënë se Ahmeti po gënjen ashtu siç gënjeu për Jahtin e Devollëve.

“Shpend Ahmeti ashtu siç gënjeu për jahtin, tash po gënjen dhe po e manipulon publikun edhe për punësimin e detyrueshëm të militantëve të Vetëvendosjes prej komunave të tjera në institucionet e Komunës së Prishtinës. Ai, madje nuk guxon as ta publikojë listën e të punësuarve me kontrata për shërbime të veçanta. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet pse ai po gënjen. Nëse ka presion është mirë të kërkojë ndihmë. Nëse gënjen pse i është zënë “koka” ngushtë diku, ndoshta edhe ia falim, sikurse për jahtin. Por, edhe pse nuk po guxon ta tregojë të vërtetën, qytetarët e dinë përgjigjen që ai po mundohet t’i shmangët për listat e detyrueshme të këtyre punësimeve!”, ka shkruar Arben Gecaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë