Loading…

Gecaj: VV’ja ka filluar procesin e degradimit të Lutfi Hazirit, kjo është strategji e tyre

  • 03/11/2019 | 15:14

Gecaj: VV’ja ka filluar procesin e degradimit të Lutfi Hazirit, kjo është strategji e tyre

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike e Kosovës, Aren Gecaj, ka komentuar rreth polemikave të fundit në mes të VV’së dhe LDK’së, i cili ka thënë se Vetëvendosje ka filluar procesin e degradimit të figurës së Lutfi Hazirit, dhe se kjo është strategji e njohur e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Gecaj ka shkruar se VV’ja ka filluar procesin e degradimit të Lutfi Hazirit, të cilët se fundi e kanë quajtur si të parëndësishëm, e diçka e tillë është pritur dhe i takon strategjisë së VV’së.

“VV ka filluar procesin e degradimit te Lutfi Hazirit duke e quajtur të parendesishsmëm dhe të pa ndikim. Ky është një moment i ri i cili është pritur, i planifikuar mirë, i takon strategjisë së VV”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Ai ka shtuar se nëse LDK nuk solidarizohet me Hazirin, kjo do të thotë se e nënshtruar deri në përulje këtë parti.

“Nese kjo kalon në LDK pa zhurmë dhe pa solidarizim, atëher VV e ka nënshtruar deri në përulje këtë parti. Ajo, do të i nënshtrohet plotësisht. E njejta situatë ishte me AAK, deri në momentin kur Haradinaj aso kohe i verejti qëllimet e VV dhe shpejt pastaj mori nje kurs tjeter, nese ju kujtohet.” shkruan Gecaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë