Loading…

Geci: Emrin tim e keqpërdoren pas luftës, në së paku 20 banesa e kanë shënuar “E zënë – Sabit Geci”

  • 17/10/2020 | 23:54

Geci: Emrin tim e keqpërdoren pas luftës, në së paku 20 banesa e kanë shënuar “E zënë – Sabit Geci”

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Sabit Geci ka folur për dukuritë negative të pasluftës që janë bërë në emër të UÇK-së.


“Unë nuk e di që dikush nga UÇK ka bërë ndonjë gjë të keqe, por e di që shumë njerëz kanë blerë me para uniforma të UÇK-së nëpër tregje. E di që në shumë vende është përdorur emri im “E nxonme – Sabit Geci”. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam uzurpuar asgjë hiq. Më kanë njoftuar njerëzit se së paku në 20 banesa e lokale ka figuruar emri im”, tha ai në një televizion vendor.

“Emrat tanë janë keqpërdorë shumë. Janë njollos. Ka shumë njerëz në Kosovë që nuk kanë dashur të largohet Serbia nga këtu prandaj e kanë njollosur emrin e UÇK-së”.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë, thotë se ndoshta njerëzit e UÇK-së që kanë qenë në pozita kanë mundur të bëjnë edhe më shumë për vendin por thotë se nuk di nëse dikush prej tyre ka bërë vepra të këqija.

“Unë kam parë se personat tjerë që nuk kanë qenë fare në luftë kanë bërë shumë më keq”, tha ndër të tjera Sabit Geci.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë