Loading…

Geci flet për gruan e tij: Më mirë të martohej me një dreq se me mua

  • 17/10/2020 | 22:31

Geci flet për gruan e tij: Më mirë të martohej me një dreq se me mua

Ish-deputeti i LDK’së Gani Geci ka folur për takimin me bashkëshorten me të cilën ka pesë fëmijë.


Duke folur për jeteën personale, Geci ka treguar edhe për gruan e tij.

“Unë jam i martuar me një grua nga fshati Poklek i komunës së Drenasit, emrin e ka Kimete’, tregoi Geci.

Ai ka treguar se është martuar në vitin 1990 dhe se ka pesë fëmijë.

“Unë e kam njohur në vitin 1989. Ajo ka qenë në shkollën e mesme. Unë pak rebel kam qenë edhe atëherë. Jemi martuar në dhjetor 1990. Kemi pesë fëmijë’, tregoi Geci.

Geci thotë se ka një martesë të lumtur, ndërsa tregon që ka qenë dimën kuri ishin martu dhe s’kanë bërë dasmë.

“Ka qenë ftohtë, s’kemi bërë dasmë. Kemi një martesë të lumtur.Në atë kohë jo gjithkush e ka marrë gruan vetë”, thotë Geci.

“Ajo ka heq me mu. Ma mirë me pasë marrë një dreq se mua”, shpjegoi Geci duke qeshur.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë