Loading…

Geci: Hashim Thaçi ishte pjesë e celulave të para të UÇK-së, e koordinoi sulmin mbi forcat serbe në Runik në ’93’ën

  • 28/11/2022 | 21:32

Geci: Hashim Thaçi ishte pjesë e celulave të para të UÇK-së, e koordinoi sulmin mbi forcat serbe në Runik në ’93’ën

Një prej ushtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të UÇK-së, Xhevahir Geci është rrëfyer ekskluzivisht për herë të parë në Pressing për përvojat e tij dhe njohuritë e tij që ka për fillet e para të grupeve të armatosura të UÇK-së kundër forcave serbe.


Ai ka thënë se pjesë e këtij organizimi, që njihet si grupi i Adem Jasharit, kanë qenë edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Hashim Thaçin e kam njoftë, ka qenë pjesë e jona e celulave të para të UÇK-së. Kadri Veseli po ashtu. Aksionet e para ata i kanë marrë në Drenas, Runik. Hashim Thaçi është një gjeneratë më e re se unë, ’67. Ka qenë pjesë e grupit të Adem Jasharit. Pjesë e aksioneve në Drenas e Runik ka qenë edhe Hashim Thaçi”, ka thënë ai.

“Ka qenë pjesë e vijave të fronit të luftës, celulave të para të UÇK-së. Në Runik, Thaçi ka qenë koordinator i aksionit”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se kur dëgjon të kontestohet roli i tyre në luftë, nuk ndihet mirë.

“Kontestohet prej njerëzve të politikës, që nganjëherë s’të bëjnë të ndihesh mirë. Ka qenë pjesë e gjithçkafit, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku, Kadri Veseli e komandanti Adem Jashari. Komandant e kemi njoftë Adem Jasharin”, ka deklaruar ai.

Geci, Thaçit i ka veshur merita që lufta e UÇK-së u bë e njohur edhe përtej kufijve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë