Loading…

Gënjeshtrat që prindërit u thonë fëmijëve

  • 16/11/2016 | 23:45

Gënjeshtrat që prindërit u thonë fëmijëve

Shumë mësime të mira fëmijëve u jepen duke i gënjyer. Ata për një kohë nuk arrijnë ta kuptojnë këtë, mirëpo kur rriten përballen me realitetin, dhe kthimi në kohë i bënë  ta kuptojnë se këto kanë qenë gënjeshtrat më të bukura që kanë dëgjuar.

Gënjeshtra që i kanë shpëtuar shëndetin fëmijëve.

Ushqimi me emra të veqantë
Fëmijët duhet të ushqehen shëndetshëm, dhe për këtë luten dhe përkujdesen të gjithë prindërit. Mirëpo është vështirë t’i ushqesh gjithmonë në kohë për shakak të aktiviteteve (lojrave) të tyre, sidomos kur është puna te një ushqim i ri, zorë binden.
Shumëherë nënat i gënjejnë fëmijët në lidhje me emrat e ushqimeve për t’i bindur ata për të ngrënë. Ato i lënë emra qesharak ushqimit, duke i etiketuar me ndonjë kafshë apo lojë që ata e parapëlqejnë dhe kështu binden më shpejt.

“Vetura nuk niset nëse nuk e vendosim rripin e sigurimit”
Fëmijët zakonisht prindërit i shohin si heronjt e tyre, të cilët i shpëtojnë jetën me shumë dashuri atyre. Një siguri, dashuri e shprehi për t’u ikur rreziqeve shprehet edhe në këtë mënyrë për udhëtimet me veturë, duke i bindur ata që ajo nuk niset nëse nuk vendoset paraprakisht rripi i sigurimit, metodë kjo e cila ka funksionuar në 90% të rasteve, sipas prindërve.

“Reksi ka shkuar për vizitë, nuk do të vi për një kohë”
Vdekja nuk shpjegohet lehtë te fëmijët. Kjo është gënjeshtra tjetër që prindërit u bënë fëmijëve kur janë të vegjël. Kur vdes dikush zakonisht ata u thonë atyre, se ka shkuar për vizitë diku, nuk do të vi për një kohë, dhe kështu deri sa ata të harrojnë ose rriten dhe e marrin vesh se çka është ajo në të vërtet. Kur ngordhin kafshët babai zakonisht ua thotë arsyet e njejta fëmijëve, për të mos i shtuar vdekjen si një fenomen i egër i natyrës.

“Fëmijët nuk lejohen këtu”
Kur ata kanë për të shkuar në një darkë pune, apo ndonjë dasmë zakonisht fëmijëve u thonë se ai vend nuk pranon të vegjël, dhe kështu i lënë nën përkujdesjen e një dadoje dhe vetë shkojnë për të bërë qef. Kjo sigurisht që është e nevojshme për ta nganjëherë, për t’i ikur  stresit e për të qëndruar vetë, por edhe për t’i kursyer ata nga zhurma e lodhja.

“Mirë, vijmë një ditë tjetër”
Këtë frazë zakonisht e përdorin kur fëmijët kërkojnë ta blejnë tërë dyqanin. Kur nëna shkon në market me një vajzë apo djalë të vogël, patjetër duhet t’i gënjejë ata për t’i kursyer paratë e saj, të mos shkojë e gjithë rroga në lodra e qokollata. Duke i mashtruar se vijmë një ditë tjetër ata binden dhe tërhiqen.

“Lejleku të solli ty”
Ashtu si vdekja, edhe seksi dhe lindja nuk u shpjegohen fëmijëve të vegjël. Kur fëmijët kurreshtarë pyesin se si kanë ardhur në këtë jetë, kjo puna e lejlekut është më e vjetra dhe më e këndshmja për ta. T’u thuash atyre se i ka sjellur lejleku, ndërrohet kahja e pyetjes origjinale dhe ata fillojnë e fantazojnë për qiellin.

“Unë shkova në shtëpi, ti rri vetë pra”
Kjo është ajo që i frikëson më së shumëti ata. T’u thuash pas një qëndrimi 2-3 orësh në një park se erdhi koha të shkojmë në shtëpi, u pretë dëshirat atyre. Edhe pse qëllimi i prindërve nuk është t’i frikësojnë duke iu thënë se po do t’i lënë vetë nëse nuk vijnë në shtëpi, kjo është mënyra e vetme për t’i bindur ata, ose duhet të qëndrojnë tërë ditë aty.

“Engjujtë të mbrojnë ty kur ne nuk jemi pranë jush”
Për shkak të angazhimeve të shumëta prindërit nuk mund të qëndrojnë pranë fëmijëve tërë kohën, prandaj një tjetër gënjeshtër që ata e besojnë është kjo se kur mami ose babi ndodhet në punë dhe ti ke frikë atëherë kujtohu se ata e ndjejnë frikën tënde dhe ta dërgojnë engjullin mbrojtës për t’u kujdesur për ty. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë