Loading…

Gënjeu për përdorimin e drogës, Amerika mund t’i heqë lejen e qëndrimit Princit Harry

  • 27/02/2024 | 17:33

Gënjeu për përdorimin e drogës, Amerika mund t’i heqë lejen e qëndrimit Princit Harry

Princi Harry ka vënë në rrezik lejen amerikane të qëndrimit, pasi deklaratat e përfshira në autobiografinë e tij “Spare” në lidhje me përdorimin e lëndëve narkotike, rezultuan të kundërta me ato që kishte dhënë për autoritetet në SHBA.


Duka i Sussex pranoi në autobiografi se kishte përdorur drogë, si marihuanë, kokainë dhe kërpudha halucinogjene.

Kjo është e papajtueshme me rregullat strikte amerikane. Nëse ai do ta kishte deklaruar këtë gjatë aplikimit për vizë, nuk do ta kishte marrë dokumentin, ndaj për këtë arsye një think-tank konservator e ka cilësuar hyrjen e tij në SHBA si të paligjshme.

Çështja në fakt është duke u trajtuar me seriozitet nga autoritetet amerikane dhe po shqyrtohet nga një gjykatë në Uashington.

Sipas Fondacionit Heritage, grupi i ekspertëve që nisi padinë, qeveria mund të ketë shpërfillur ligjin dhe t’i ketë dhënë trajtim preferencial djalit të Mbretit Charles III.

Prandaj ata kërkuan nga departamenti i sigurisë së brendshme të qeverisë të publikonte dokumentacionin në lidhje me pranimin e Dukës së Sussex-it në territorin amerikan, por nuk morën një përgjigje pozitive.

Sipas revistës Times , qeveria amerikane ka refuzuar të publikojë kërkesën për vizë të paraqitur nga Princi Harry pas lëvizjes së tij në Shtetet e Bashkuara. Arsyeja e mohimit, sipas tyre lidhet me faktin se “rrëfimet e bëra në një libër nuk përbëjnë provë se ai ka përdorur drogë dhe se historia mund të jetë zbukuruar për të shitur më shumë kopje”.

John Bardo, një avokat në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të qeverisë, shtoi: “Të thuash diçka në një libër nuk e bën domosdoshmërisht të vërtetë.”

Ai gjithashtu shpjegoi se Harry gjithashtu mund ta kishte marrë dokumentin duke ndjekur rrugë të tjera. Ai mund të ketë kërkuar dhe marrë, për shembull, një vizë diplomatike, duke qenë se ai mbetet ende një “zyrtar i qeverisë britanike”, si anëtar i familjes mbretërore dhe i pesti në radhën e fronit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë