Loading…

“Gënjyem banorët”: Historia e Bashës me antropologun peruan që hetoi “Shtëpinë e verdhë” në veri të Shqipërisë

  • 11/11/2020 | 22:47

“Gënjyem banorët”: Historia e Bashës me antropologun peruan që hetoi “Shtëpinë e verdhë” në veri të Shqipërisë

José Pablo Baraybar është një antropolog me origjinë peruane që ka punuar si ekspert i OKB-së, mbi skenat e krimeve të luftës dhe genocidit në Haiti, Ruanda, Bosnje, Kroaci dhe sigurisht Kosovë.

Në Kosovë ai ka drejtuar nga 2002 në 2007, OMPF-në (Byroja e Kërkimit të të Zhdukurve dhe e Mjekësisë Ligjore) krijuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara UNMIK. Në 5 vjet ai ka udhëhequr ekspedita në terren për zhvarrime viktimash civile dhe identifikime me kërkesë të familjarëve.

Po pse emri i tij lidhet me atë të Lulzim Bashës dhe në cilat rrethana publiku shqiptar mësoi rreth përfshirjes së Bashës në hartimin e dosjes për krimet e supozuara të UÇK në Kosovë.

Ish-kryeredaktori i gazetës Shekulli, Adrian Thano, sot botues dhe kryeredaktor i gazetës DITA e ka kontaktuar Baraybarin pasi ky i fundit u intervistua nga një gazetë zvicerane në 2010. Bëhet fjalë për “Le Temps”, e cila bashkë me “Tribune de Geneve” është një ndër dy gazetat që botohen në frëngjisht në Zvicër.

Zvicra është vendi nga ku më fort është goditur UÇK me akuzën e së ashtuquajturës “shtëpi e verdhë”. Dick Marty është gjithashtu zviceran dhe ish-drejtuesit e UÇK e akuzojnë se ai e ka hartuar raportin e tij të famshëm, pasi ka marrë një dosje të sajuar nga shërbimi sekret serb, pikërisht nga ambasadori serb në Zvicër.

Adrian Thano thotë se pas botimit të intervistës në Le Temps, ai kontaktoi si zotin Basha, ashtu edhe zotin Baraybar. I pyetur për atë që shkruante antropologu peruan në gazetën zvicerane, Basha dha asokohe këtë deklaratë botuar nga Shekulli:

“Është një gënjeshtër e trashë. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam qenë dhe aq më pak të kem përkthyer për zotërinë në fjalë. Në vitin 2004 unë nuk kam punuar për Tribunalin, por kam qenë në UMNIK përgjegjës për krijimin e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë dhe transferimin e kompetencave të UMNIK kësaj ministrie.

Mbaj mend se zotëria është marrë në punë për të ndihmuar në procesin e identifikimit dhe në ekzaminimin e eshtrave të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe fatkeqësisht në këtë kontekst figurojnë më shumë se 1800 qytetarë të cilëve nuk iu dihet fati.

Në 2004 përgjegjësia ime ka qenë të përgatisja tranzicionin nga UMNIK drejt një ministrie kosovare të drejtësisë dhe zotëria në fjalë ka pasur një detyre krejt tjetër. Kjo është heqje vëmendje nga një çështje kaq e rëndësishme që nuk ka asnjë të dhënë për fatin e 1800 viktima me gjasa në territorin serb, pra zhvendosje në akuza false dhe të pambështetura nga asnjë fakt dhe asnjë provë e vetme”.

Pas kësaj, është kontaktuar Baraybar. Atij iu tha se Basha i ka përgënjeshtruar deklaratat tuaja në Le Temps duke thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk e ka takuar dhe aq më pak të ketë përkthyer për Baraybarin.

Baraybar reagoi i revoltuar në linjë telefonike dhe këmbënguli se e njeh mirë Bashën:

“Lulzim Basha ka qenë me mua në Kukës dhe rrethina, për të parë bazën e UÇK-së dhe për të verifikuar një indikacion, se në fshatin Bicaj mund të kishte njerëz të varrosur. Ishim me një Land Rover me targa britanike, dhe kam idenë që duhet të ketë qenë pranvera e 2003-it. Pas Kukësit u nisëm për në Bicaj, dhe folëm me disa fshatarë. Basha ka qenë përkthyesi im në atë udhëtim, – tha Baraybat për ish-kryeredaktorin e Shekullit.

“U prezantuam si punonjës firme rrugësh, dhe folëm me fshatarët, që na u përgjigjën për gjëra të Luftës së Dytë Botërore apo diçka e tillë, dhe se nëse vjen serbi në Shqipëri prapë e përzëmë. Basha tha se mbase duhet të largoheshim, pasi fshatarët do mendonin se ne nuk ishim firmë rrugësh” – vijoi ai

Sipas antropologut, reagime si ai i Bashës, nuk ndihmojnë dhe këto punë nuk zgjidhen me parrulla politike.

“Ajo që mund të them është që zhgënjehem nga reagimi i Bashës. Ai ka qenë në dijeni të hamendësimeve për sjellje të serbeve dhe shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri pas lufte për shkak të punës së tij në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo nuk do të thotë se këto hamendësime apo akuza janë të vërteta, vetëm një investigim i plotë mund të japë vulën përfundimtare në to. Por ai nuk mund të thotë se këto që them unë nuk kanë ndodhur apo të përdorë parulla nacionaliste, sepse ai e di se për çfarë bëhet fjalë” – përfundoi Baraybar

Adrian Thano shton se përtej atyre që botoi Shekulli, ka patur edhe një deklaratë të Prokurorisë në lidhje me ngjarjet që pretendohet të kenë ndodhur në vitin 2004 në zonën e Burrelit, ku ndër të tjera thuhej:

“Është zhvilluar një proces inspektimi dhe verifikimi i përbashkët i hetuesve të ardhur nga Haga dhe prokurorëve të rrethit të Matit në disa ambiente në zonën e Burrelit. Në përfundim të këtij procesi hetuesit e Hagës së bashku me prokurorët e Matit arritën në konkluzionin se të dhënat që posedonin hetuesit e Hagës për atë që pretendohej se kishte ndodhur në Burrel nuk rezultuan të vërteta“.

Baraybar nuk është i vetmi. Mjeku nga Kosova, Tefik Gashi, edhe ai njëkohësisht pjesë e ekipit të hetimit, dëshmon praninë e Bashës në hetimet rreth Shtëpisë së Verdhë.

Një tjetër konfirmim vjen nga Fred Abrahams i Human Rights Watch, që bën të qartë se “Basha ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe personalisht ka hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë”.

Pas këtyre dy dëshmive të tjera, zoti Basha nuk reagoi më tej.

Në të vërtetë, kushdo që ka pranuar të jetë pjesë e hetimit të ngjarjeve në Kosovë, si pjesë e strukturave të UNMIK-ut, mund të ndodhej në këtë situatë. Edhe Basha. Aq më tepër nëse ka qenë thjesht një përkthyes. Po atëherë përse ai tenton të fshehë një fakt, i cili nuk mund të jetë dhe kaq i mistershëm?

Një nga ish drejtuesit e UÇK, sot bashkëpunëtor analist i gazetës DITA, Bedri Islami, i përgjigjet kështu kësaj pyetjeje:

“Janë disa arsye. Nëse do ta pranonte këtë, Lulëzim Basha mund të thirrej dëshmitar i akuzës në gjyqin për Thaçin dhe të tjerët, pasi ka qenë pjesë e ndërtimit të kësaj akuze. Politikisht kjo do ta vinte në pozitë shumë të sikletshme. Tjetra në atë që thotë Fred Abrahams, lidhur me rolin e Bashës në hetimin e ngjarjeve të luftës, bëhet një përcaktim që mund të ketë rrjedhime të tjera: Ka hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë. Pra, jo vetëm për një vend, por për shumë të tilla”.

Islami flet edhe për një strukturë të ngritur nga vëllezërit Kariç nga Peja, sidomos nga njëri prej tyre, Bogoljub Kariç.

“Ky ndërmori një gjë të padëgjuar: fabrikimin e dëshmitarëve të rremë, të cilët do të kishin qenë pjesë e ngjarjeve, jo vetëm në Shtëpinë e verdhë. Këto dëshmitarë të rremë, jo vetëm serbë, do të paguheshin mirë dhe disa prej tyre ishin paguar në shpërblim të dëshmisë së tyre.

Vëllezërit Kariç në Kosovë nuk kanë qenë një bandë e zakonshme. Ata kishin bankën e tyre private, rrjetin e sigurisë, shërbimin sekret, dhe ishin njerëzit më të afërt të Jovica Stanishiçit, dajës së Damir Fazlliçit”.

Duhet theksuar se reagimi i Bashës në Shekulli ishte i dyti i tij mbi të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë”.

Një vit para se të publikohej intervista e Baraybar, “shtëpia e verdhë” ishte përmendur në një libër të botuar nga Karla del Ponte dhe Basha i kushte quajtur akuzat e saj, “broçkulla”.

Si përfundim, çfarë deklaroi antropologu Baraybar në Le Temps që ishte zanafilla e gjithë kësaj?

Më poshtë, pjesë nga intervista e tij në gazetën zvicerane, ku vihet re se pavarësisht se gjatë intervistës, Baraybar thotë se gjaku në mure nuk ishte ndonjë provë e qenësishme për të vërtetuar akuzat për trafik organesh, gazeta në titullin e saj ka evidentuar pikërisht “gjakun në mure” dhe e ka publikuar artikullin nën okelion Trafik Organesh.

Le Temps: Z.Baraybar, kur dhe si kanë mbërritur informacionet e para tek ju?

José Pablo Baraybar: Kisha tashmë informacione në dosjet që kam gjetur kur arrita në Kosovë, në qershor të 2002-t. Por, dy muaj më vonë, ne kemi marrë nga një burim një dosje shumë precise mbi “shtëpinë e verdhë”

Le Temps: Kush jua dërgoi, kush është ky burim?

José Pablo Baraybar: Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Dosja përmbante tetë dëshmi të personave që nuk njiheshin mes tyre dhe kishin marrë pjesë në transportimin e të burgosurve nëpërmjet kufirit me Shqipërinë. Disa prej tyre i kishin shoqëruar viktimat deri tek “shtëpia e verdhë”. Kishte madje fotografi të kësaj shtëpie. Ajo ishte e verdhë por, dy vjet më vonë e kam gjetur të lyer në të bardhë.

Le Temps: E çfarë bëtë ju?

José Pablo Baraybar: Problem i madh ishte se UNMIK nuk kishte juridiksion mbi Shqipërinë. E pamundur të bëje një kërkesë zyrtare. Prandaj, për të tentuar të verifikoja disa informacione të dosjes, unë kalova kufirin si vizitor, në një makinë të zakonshme. Përkthyesi im quhej Lulzim Basha. Ai punonte për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish- Jugosllavinë (TPIY). Më pas ai u bë ministër në Shqipëri dhe e kam dëgjuar vitin e kaluar të thotë se gjithë kjo histori e organeve ishte broçkulla. Ndërkohë që unë e di që ai e di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen.

Le Temps: A ishte i frytshëm ky udhëtim?

Jo. Ne u prezantuam si inxhinierë të ngarkuar për të ndërtuar një rrugë. Ne bëmë pyetje në kampet e UÇK. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza e Bicajt, në jug të Kukësit ku sipas dosjes gjendeshin trupa serbesh të Kosovës. Por na kuptuan dhe na u desh të iknim pa mundur të shkonim në Bicaj.

Le Temps: Më së fundi si mundet ju të kontrolloni Shtëpinë e Verdhë në shkurt të 2004?

Kjo ka qene shume e komplikuar. Na u desh të bindnim TPIY që s’ishte e interesuar aspak per kete çështje. Por vetem ajo mund te merrte autorizimin per te punuar ne Shqiperi. Perfaqesuesi amerikan ne Prishtine gjithashtu nuk ishte i interesuar.

Le Temps: Dhe çfarë gjetët?

Puna ishte tmerresisht e veshtire. Këtë herë ne ishim të shoqëruar nga nje prokuror shqiptar qe nuk rreshtte së thëni se po humbnim kohën kot, se ishte shumë vonë, se duhet të ktheheshim etj.

Sipas përkthyesit tim (Basha) prokurori ju thoshte banoreve te shtepise (Familja Katuci) se si duhet t’u pergjigjeshin pyetjeve tona. Gjetem ne nje kosh plerash pas shtepise qese me medikamente, kryesisht qetesues muscular, shiringa, biles dhe nje instrument transfuzioni. E gjitha kjo ne mes te asgjese. Ishte e paimagjinueshme qe ata banorë fshati të dinin te perdornin keto materiale.

Prokurori shqiptar insistonte qe duhet te iknim. Ne patem akoma kohen te benim nje eksperiment me Luminol, nje produkt qe evidenton gjurmet e gjakut. Ne pame qartesisht dy linja ne kendin e djathte ne dhomen kryesore sikurse ne te gjitha anet e nje tavoline. Kishte gjithashtu gjurme ne mure. Ne nuk provuam ta merrnim nje pjese nga kjo sepse nuk kishim mjetet dhe Luminoli nga ana tjeter neutralizon elementet e gjurmes.

Le Temps: Sipas mendimit tuaj çfare ka ndodhur ne kete Shtepine e Verdhë. Dick Marty sugjeron që ishte nje vend tranziti, torturash dhe testesh mjekesore por jo heqje organesh qe duhet te kete ndodhur ne Fushe-Kruje prane aeroportit të Tiranës

Eshte shume e veshtire ta thuash këtë duke u nisur nga te dhenat qe mundëm të mblidhnim ne. Nuk më mbushi mendjen ai vend që te kete qene nje klinikë. Duke pare izolimin e tij nuk ishte vendi ideal per te nxjerre apo per te shkulur veshka. Por ndoshta mund të jetë e mundur qe aty i seleksiononin njerëzit. Gjithseei përsa i perket mureve te mbuluar me gjak ne kemi gjetur të tilla në shume vende te tjera krimi ne Kosove.

Le Temps: Pas kontrollit te Shtepise se Verdhe çfare bëtë?

Nuk kisha asgje per te bere. Gjithcka ishte ne duart e TPIY.

Le Temps: Përse TPIY sipas jush nuk beri asgje?

Eshte e çuditshme qe ish-prokuroria (Carla Del Ponte) publikon nje liber ku flet per kete, nderkohe qe ajo mundej te hapte nje hetim kur ajo ishte ne detyrë para 2007-es dhe kur gjykata duhet te perfundonte hetimet e saj.

Ne e beme punen tone. Ata do te thone qe ju nuk kishit juridiksion mbi Shqiperine. Por sikur kjo t’ju interesonte, ata mund te ishin më aktiv vetë. Ashtu sikurse ato mund te hetonin mbi 470 te zhdukurit pas mberritjes se KFOR-it.

Ata hetuan shume pak dhe dy akuzat e vetme te tyre nuk dhane asgje. Duhet thene qe policia e OKB ishte nje fatkeqesi. Ti ishe nje polic qarkullimi ne Zvicer apo ne Angli dhe ja per gjashte muaj ne Kosove ngarkoheshe per nje hetim mbi krimet e luftes. Nga do t’ja filloje, çfare do te beje?

Plus duhet të kryesh nje hetim kundër vendit qe te mirepret, ku drejtuesit janë ata që heton. Si të arrish te ekuilibrosh gjithçka ke kunder tyre? Njehere isha ne Prishtine me nje perfaqesues special te OKB-se, – nuk po jap emer – duke diskutuar per nje krim per te cilin UCK-ja ishte pergjegjese. Ai me tha: “Është Thaci aty te dera. A mund te dalesh nga porta mbrapa?” Eshte real-politikë, e kuptoj por nje krim eshte nje krim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë