Loading…

Gent Cakaj: Shqipëria mirëpret miratimin e rezolutës “Bytyqi”

  • 23/10/2019 | 12:55

Gent Cakaj: Shqipëria mirëpret miratimin e rezolutës “Bytyqi”

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se Shqipëria e mirëpret rezolutën e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, për përfshirjen e Serbisë në rastin e vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Twitter, Cakaj ka shkruar se Serbia vazhdimisht ka dështuar në ndjekjen penale të personave përgjegjës për krime të panumërta të bëra kundër shqiptarëve të Kosovës.

Rezoluta “Bytyqi” u miratua të martën nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila bën thirrje për ndriçimin e rastit të vdekjes së tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë